Ndodhi para 600 personave, Robert Berisha rrëfen momentin më të sikletshëm në jetën e tij

Robert Berisha njihet për deklaratat e rrëfimet e tij pa komplekse në çdo paraqitje të tij.

Kështu ndodhi edhe së fundmi ku rrëfeu momentin më të sikletshëm në karrierën e tij.

 

I ftuar në “Vip dado” ai zbuloi momentin kur u rrëzua në mbrëmjen e maturës me 600 nxënës.

“Para se të fillojë mbrëmja e maturës me 600 maturantë, isha në një ndër lokalet në Prishtinë.


E gjithë salla ishte si me qeramikë dhe duke luajtur me karrige u rrëzova mbrapa para 600 nxënësve. Ashtu kam qëndruar për rreth 2 minuta dhe vetëm kam qeshur. Ka qenë siklet për mua”, tregoi Roberti.

 

Përveç kësaj foli për vajzën duke thënë se është shumë i ndjeshëm ndaj saj dhe që prej ditës që ka lindur, ka ndryshuar mënyrën se si i jep makinës duke ulur shpejtësinë dhe duke treguar më shumë kujdes.