VIDEO-SYRI TV/ Ngacmimi i nxënësve në Pogradec, sekuestrohen telefonat, ja prova e vetme

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg me afat 40 ditë’ për drejtorin Adriatik Haxhillari në Pogradec, i cili akuzohet nga dy nxënësve për ngacmim seksual.

Mësohet se prokuroria ka sekuestruar telefonat e vajzave dhe të drejtorit dhe janë dërguar për ekzaminim më të thelluar.

Për këtë arsye, prokurori ka kërkuar 40 ditë kohë, deri në ardhjen e përgjigjeve, nëse kanë shkëmbyer ose jo mesazhe.

I vetmi mesazh që prokuroria aktualisht ka në dorë është një ikone kafeje që drejtori i ka nisur njerës prej nxënesve. Dhe ky mesazh është fshirë në shpejt nga drejtori, por vajza i kishte bërë foto.

Pas vendimit të gjykatës, avokatit i Haxhillarit është shprehur se, ai nuk i pranon akuzat dhe e shfaq veten të pafajshëm. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Familjarët e të akuzuarit kanë pritur në ambientet e jashtme të gjykatës. Për shkak të hetimeve ata nuk janë lejuar në ambientet e brendshme.

Jashtë kamerave familjarët e Haxhillarit mohojnë akuzat e ngritura ndaj drejtorit të shkollës së Stropckës, duke thënë se familjarit të tyre i është ngritur kurth për shkak të postit.

59-vjeçari Adriatik Haxhillari akuzohet për veprën penale të ‘ngacmimit seksual’ ndaj dy 14 vjeçareve.

Ai u arrestua ditën e shtunë nga policia, ndërsa gjykata e la në burg për 40 ditë.