VIDEO prekëse/ Rrëfimi i 8-vjeçarit mbi rrënojat e shtëpisë së shembur

Lindi dhe u rrit në shtëpinë e tij, por një ditë të bukur nëntori të vitit 2021, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ja shkatërrojë vendin ku jetonte.

Kjo është drama e dhjetëra familjeve në Tiranë vitet e fundit, që bashkia dhe qeveria u ka shkatërruar shtëpitë, duke mos i kompensuar aspak.

Në një vëzhgim që SYRI TV ka bërë në zonën e 5 majit ku janë shkatërruar disa banesa, gjendet një djalë vetëm 8 vjeç, i cili kthehet në rrënojat e ish-shtëpisë së tij, për të qëndruar sado pak me vendin ku tani i kanë mbetur vetëm kujtimet.

Më poshtë intervista me djalin 8 vjeç që bashkia e ka lënë në qiell të hapur, bashkë me familjen e tij.