Arrestohet çifti që u kap duke kryer marrëdhënie s*ksuale në kishë, kisha pastrohet me 'ujë të shenjtë'

Altari në kishën e Shën Mëhillit në qytetin belg të Brie është spërkatur me ujë të shenjtë këtë fundjavë, në mënyrë që kisha të rifitonte shkëlqimin e saj të vjetër pasi në të u regjistrua një video seksi.

Javën e kaluar, policia lokale nisi një hetim për shkak të një videoje eksplicite, e cila tregon një burrë dhe një grua që kryejnë marrëdhënie në altarin e kishës, dhe e cila u shfaq në rrjetet sociale, raporton Brussels Times .

“Intimiteti që ndodhi në kishën tonë u njoftua publikisht dhe filloi të qarkullonte në media. Në këtë mënyrë iu bë padrejtësi edhe kishës edhe altarit. 

“Vendi ku adhurohet Zoti është përdhosur dhe shumë besimtarë janë të tronditur”, tha prifti Jak Jansen për radion lokale.

Me sugjerim të besimtarëve dhe dioqezës, në kishë u mbajt lutja dhe altari u spërkat me ujë të shenjtë, për të rikthyer qëllimin e vërtetë të ndërtesës së kishës.

Ndërkohë, çifti nga videoja është gjetur dhe marrë në pyetje nga policia, raportojnë mediat lokale.

Ata akuzohen për dy pika - sjellje të pahijshme në një vend publik dhe shpërndarje të materialeve pornografike. Ata e kanë pranuar fajin dhe tashmë janë sjellë para gjykatës.

Gjyqtari për kundërvajtje i shpalli fajtorë dhe iu dha një masë – do të duhet të ndjekin një kurs që do t'i shtyjë të mendojnë për veprimet dhe ndikimin e tyre.