", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/09/auto_iuhy1636437812.webp", "width": 963, "height": 541 } }

E dashura e Jeff Bezos flirtoi me DiCaprion, pronari i Amazon ‘kërcënon’ aktorin

Gjatë fundjavës së kaluar, themeluesi i Amazon dhe e dashura e tij Lauren Sanchez morën pjesë në Gala Art+Film LACMA në Los Angeles, ku u panë në bisedë me DiCaprio.

Megjithatë, një video e kapur gjatë ngjarjes dhe e shpërndarë në mediat sociale nxiti shumë të pyesin nëse shkëmbimi midis Sanchez dhe DiCaprio ishte flirtues, pasi reporterja televizive duket se e ka mbajtur për pak kohë krahun e saj rreth yllit të Titanikut ndërsa Bezos i qëndron në krah.

Video e cili është shikuar më shumë se 10 milion herë që kur u postua në Tëitter nga Barstool Sports shkaktoi një përgjigje të hënën nga Bezos, i cili postoi një foto të tij në Twitter së bashku me një shenjë rreziku dhe i bëri thirrje DiCaprio-s.

“Leo, eja këtu, dua të të tregoj diçka… @LeoDiCaprio”, ka shkruar miliarderi 57-vjeçar mbi foton, e cila e sheh atë të përkulur mbi tabelën ku shkruhet: “Rrezik! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale.”

Përgjigjja e themeluesit të Amazon është pëlqyer më shumë se 26,000 herë.

"Nuk mund ta besoj se kjo faqe është falas," bëri shaka një person, ndërsa një tjetër tha: "Kjo është arsyeja për të cilën jam në Twitter'.