Vasili: Sot Rama dhe Rilindja u grabitën shqiptarëve 200 milionë euro për OSHEE

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama dhe Rilindja iu grabitën shqiptarëve 200 milionë euro për OSHEE-në.

Vasili thekson se batërdis paratë e me to blen edhe vota, e për këtë gjë, duhet që të gjithë shqiptarët të hyjnë në borxhe.

Postimi i Petrit Vasilit:

Sot Rama dhe rilindja u grabiten shqiptareve 200 milion euro per OSHE !!

OSHE baderdis parate dhe me to blen edhe vota dhe duhet te hyjne gjithe shqiptaret ne borxh per keta.

Ujesjellsat i kane 200 milion dollare energji elektrike, qe OSHE nuk ja merr, ndersa njerezit e thjeshte i futen ne burg per 30 mije leke te vjetra energji te papaguar.

600 milion euro gjoja investime ka përpirē OSHE dhe sot eshte ne grope financiare.

50 milione dollare ne vit harxhon aktualisht OSHE vetem per rroga dhe e ka rritur 20 milion dollare fondin e pagave brenda nje vit nga 30 milion ne vitin 2017 ne 50 milion ne vitin 2018.

OSHE ka shitur energji sivjet si ne asnje vit tjeter dhe kerkon (grabit) edhe 200 milion euro te tjera.

Drejtesia e re e turpit nuk leviz gishtin.

Faktet ulerijne, por SPAK ka vene perde perpara syve dhe nuk ka vene askend perpara pergjegjesise per kete megavjedhje.

Cfare dreq drejtesi e kapur dhe e shitur eshte kjo qe i kundervihet hapur popullit te vet per te mbrojtur korrupsionin e qeverise.

Sot u votua nga Rama dhe rilindja nje tjeter hajduteri e madhe kunder popullit.

Vota ime sot ishte kunder, por eshte shume pak sepse duhet qe te gjithe votat e shqiptareve qe u vodhen sonte te jene kunder!!