Bumçi: Berisha njeri i veprave, Basha u zgjodh kryetar i PD për shkak se...

Për ish-deputetin Aldo Bumçi Basha i ka dhënë Partisë Demokratike dhe ka kontyribuar tek ajo. I  ftuar në “Real Story” ka folur mbi situatën e Partisë Demokratike.

Bumçi tha se Lulzim Basha dalloi mes të tjerëve gjatë qeverisjes së PD fitoi një garë të vështirë me Arben Ahmetajn kundër një zone të majtë, në zgjedhjet lokale doli barazim me Ramën që ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe udhëhoqi një garë të vështirë në Elbasan. Ai tha se Berisha e pa atë si një njeri që shikonte nga perëndimi dhe i fliste të ardhmes.

“Berisha është njëri i veprave dhe jo fjalëve. Dhe ne mund ta gjykojmë se çfarë ka bërë ai në të shkuarën. Berisha nuk është më si në 2001 por unë besoj se rreth tij duhet të ngjizet projekti. Në këtë situatë që është PD duhet dikush që ta ankorojë. Berisha me kapitalin e tij arrin të ngjisë bashkë njërëz që nuk do të leshin kurrë bashkë. Unë shikoj një figurë tranzitore që ta kthejë PD-në në një alternativë qeverisëse. 

Basha dalloi mes të tjerëve, fitoi një garë të vështirë me Arben Ahmetajn kundër një zone të majtë, në zgjedhjet lokale doli barazim me Ramën që ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe udhëhoqi një garë të vështirë në Elbasan. Berisha e pa Bashën si një njëri që shikonte nga perëndimi, i fliste të ardhmes dhe nuk e kishte gabim. Basha ka pasur një karrierë që i ka dhënë PD-së shumë dhe ka kontribuar. Basha duhet të qëndrojë pjesë e ekipit dhe të jetë pjesë e ekipit të ri”- tha ai.