‘Me gjithë botën time’, me kë u arratis në Dubai Fjolla Morina pas ndarjes me Fisnikun

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e ka treguar gjithmonë që është nënë shumë përkushtuar.

Ajo ka dy vajza dhe dashurinë që ka ndaj tyre nuk nguron ta shfaq herë pas here publikisht.

 

Së fundmi, Fjolla ka ndarë disa foto, ku vihet re pranë vajzës së vogël, Alayah. Ato ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.

“Në fund të botës me gjithë botën time”, ka shkruar aj referuar të bijës.

Kujtojmë se prej kohësh Fjolla Morina nuk është parë më me Fisnik Sylën me të cilin lidhi edhe kurorën e martesës në Maldive dhe asnjëri nuk ka reaguar për lajmet e ndarjes duke e konfirmuar në heshtje.

 

Krasniqi theksoi se nuk ka qenë e lehtë dhe se për shkak të kësaj përjetoi edhe ankth.

“Edhe në atë kohë, edhe sot po them që nuk është trend i mirë por gjithsesi diçka të cilën e sheh se nuk ka me vazhdu mirë është mirë me e këput. E imja ka zgjatur shumë. Thashë e kam përjetuar jo lehtë sepse Tara ka qenë shumë e vogël dhe unë sot them se mirë që ka qenë më e vogël, se sot do ishte më e vështirë. Pavarësisht ndarjes, fëmija nuk ka fëmijë.

 

Edhe pas ndarjes ne e kemi mbajtur premtimin, kemi shkuar në çdo festë bashkë. Kam ditur të lexoj tituj super bombastik, kur po lexoj nuk po e di as nuk po e njoh këtë vajzën e leje më që nuk jam unë, me thënë kushtimisht ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, kriza në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth”, vazhdoi më tej ajo.