Pak ditë para dasmës, Paris Hilton vesh fustanin e nusërisë! Ja si duket aktorja

Aktorja Paris Hilton vendosi t’i tregojë të gjithëve se si duket e veshur nuse para ditës së dasmës.

Trashëgimtarja e famshme veshi një fustan të bardhë të shtunën, duke i dhënë të gjithëve një ide se çfarë pritet nga dasma e saj këtë muaj.

Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum, dukeshin shumë të dashuruar, teksa kaluan së bashku në tapetin e kuq për “LACMA Art + Film Gala 2021”, të prezantuar nga “Gucci”, shkruan “Page Six”.

Hilton veshi një fustan të bardhë prej tyli të personalizuar nga Pamela Rolland dhe taka të larta, ndërsa Reum dukej elegant me një smoking blu dhe papion të zi.

Zgjedhja e Hilton për mbrëmjen ishte interesante, duke pasur parasysh se ajo ende nuk ka vendosur përfundimisht se çfarë fustani do të veshë për dasmën e saj dhe Reum.

Një burim tha se Hilton nuk e ka vendosur nëse do të veshë një fustan “Oscar de La Renta” apo “Valentino”. Dasma pritet të mbahet më 11 nëntor në pronën e gjyshit të saj, Barron Hilton, në Bel-Air.