'Nuk iu dha fjala deputetëve'/ Basha i përgjigjet Vokshit: Sajesa!

Dy deputetëve Albana Vokshi dhe Edmond Spaho nuk u është dhënë fjala sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD. 

Deputetja Albana Vokshi është shprehur se: "Kryetari e mbylli mbledhjen dhe nuk la asnjë diskutim, unë distancohen nga deklaratat e djeshme të Bashës.

Edhe deputeti Edmond Spaho nuk është lejuar që të flasë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sapo Spaho ka nisur fjalën e tij, Basha e ka mbyllur mbledhjen, duke i kërkuar që ta takojë në zyrë për të biseduar, lidhur me çështjet e ngritura nga deputeti.

I pyetur nga gazetarët se deputetët nuk ishin lejuar të flisnin, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh për mediat jashtë selisë blu se një gjë e tillë nuk qëndron. 

Akuzat e Vokshit ai i quajti sajesa. 

"Janë sajesa. Ua thash që janë të gjitha sajesa", deklaroi Basha shkurtimisht për gazetarët.