Ndahet nga jeta bilbili i këngës gjirokastrite Majnure Kadëna

Ditën e sotme është ndarë nga jeta bilbili i këngës gjirokastrite Majnure Kadëna.

Ajo këndoi për vite me radhë në krahë të Xhevat Avdallit këngë të përjetshme.

 

Kadëna jetonte në Vlorë aty ku dhe ndërroi jetë.

Këngëtarja do të mbahet mend për këngët “O ju vajza shqipëtare”, “Tanë moj Tanë”, “Hodha një lule në ferrë”, “O Çajup o vend i bukur”, etj.