Dodik: Nuk do lejojmë që ushtria të bëhet myslimane

Anëtari i Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, pas takimit me të dërguarin amerikan Gabriel Escobar, ka deklaruar se takimi ka qenë korrekt dhe se njoftimet për konflikt ai i ka quajtur të pabaza.

“Ata që kanë bërë thirrje për luftë, e kanë mundësinë të sqarohen me Escobarin”, tha Dodik, i cili theksoi se ka ftuar diplomatin amerikan të ndërhyjë kundër kujto që “luan me armë”.

Dodik theksoi se ka njoftuar Escobarin me qëllimet e tij sa i përket opsioneve politike për përgatitjen e dokumenteve për tërheqjen e pëlqimit dhe legjislacionin e tij do ta përgatisë gjatë një periudhe gjashtëmujore.

“Duke marrë parasysh se kuotat për Forcat e Armatosura të parapara për kroatët e serbët nuk mund të plotësohen, pasi nuk duan të jenë pjesë e asaj ushtrie, qëndrimi ynë është që numri i ushtarëve të zvogëlohet, pasi nuk duam që ushtria të jetë myslimane”, shtoi Dodik.

“Po na akuzojmë se po shkelim marrëveshjen e Dejtonit, në thjesht po e mbrojmë”, tha ndër tjera Dodik.