'Personeli shëndetësor në Angli duhet detyruar ta bëjë vaksinën anti-Covid para dimrit'

Punonjësve të sistemti shëndetësor publik në Angli duhet t'u kërkohet ligjërisht të bëjnë vaksinat kundër Covid para dimrit, ka thënë ish-Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, në ndërhyrjen e tij të parë që nga largimi nga qeveria.

Në Daily Telegraph, Hancock, i cili dha dorëheqjen si Sekretar i Shëndetësisë në qershor pasi u zbulua se kishte shkelur kufizimet e distancimit social Covid-19 me Gina Coladangelo, një këshilltare me të cilën ai kishte një lidhje dashurore, paralajmëroi ministrat që të mos vononin dozat e detyrueshme për infermierët dhe mjekët.

Komentet e Hancock vijnë pasi shefi ekzekutiv i sistemit shëndetësor publik  në Angli tha se vendi përballet me "një dimër të vështirë", me pranimet në spitalet Covid 14 herë më të larta se sa ishin këtë periudhë vitin e kaluar.