Pse të rinjtë po i bashkohen ‘Foltores’? Anëtari i Këshillit Kombëtar radhit arsyet

Për të folur në lidhje me 'Foltoren' e djeshme që ishte e dedikuar e gjitha për të rinjtë ishte i ftuar në emsionin e mëngjesit dhe Imanuel Çaushi anëtar i Këshillit Kombëtar , i angazhuar që në vitin 2018 në rolin e zëvëndëskryetarit të Marëdhënies Ndërkombëtare në Forum i cili tregoi dhe arsyet per të rinjtë i janë bashkuar kësaj ‘Foltore’.

Flavio: Duke marrë spunte dhe nga ajo frazja jote nuk jemi Berishistë dhe jeni shumë të rinj për të mbajtur mend apo të për pasur qartë periudhën që si ka funksionaur PD-ja në qeverisje, por pyetja ime është, brenda FRPD-së si është preceptuar ‘Foltorja’ para kësaj fundajve , vendimi për të shpallur zgjedhjet e Lulzim Bashës dhe sigurisht ‘Foltorja’ e të dielës. A ka pasur debat, a ka kampe, cilat janë rrymat e mendimit në raport për gjithçka që po ndodh?  

Çaushi: Kryesia e Forumit Rinor tek e cila unë bëj pjesë mund ta them me plot gojën se kemi qënë iniciatorët në një farë mënyrë të gjithë lëvizjes që doktor Berisha po bën. Pasi ju e keni raportuar dhe e dini shumë mirë se në datë 17 shtator më pak se një javë pas vendimit të marrë personalisht nga kryetari Basha për të përjashtuar doktor Berishën nga grupi parlamentar ne kemi firmosur kërkesën për një peticion. Një kërkesë e cila për shumë antar kryesie ka pasur dhe kosto në atë periudhë dhe pjesa më dërmuese e Kryesisë së Forumit Rinor e ka firmosur kërkesën për peticion që ky vendim kaq i rëndësishëm të merrej në votë, të merrej në grup dhe jo personalisht nga kryetari i partisë se në fund të ditës dhe kryetari i partisë është i zgjedhur. Fryma në FRPD në atë që ne shohim përditë, nuk dua të flas me përqindje siç flet kryetari i paritisë, pjesa më dërmuese janë në favor të ‘Foltores’ dhe mbledhjes së kuvendit . Pse? Dhe aryse që thashë dhe më parë pse ne nuk jemi Berishist,  se dua ta kuptoni se ne kemi vlerat konceptet dhe jemi konceptualisht pro ‘Foltores’ sepse foltorja është një mekanizëm demokracie , një mekanizëm që ne na jep mundësinë si të rinjtë të dëgjojnë mendimin ndryshe. Ne mund të votojmë që Lulzim Basha të rrijë kryetar partie por të ndalosh mekanizmin me subjektivizmat të tipit ky kuvend është anti-amerikan. Po kush e ka tagrin të thotë që diçka është anti-amerikan? Si vendoset kjo? Dhe këtë gjë të rinjtë e kanë kuptuar dhe prandaj dëshira për të qënë pjesë e kësaj lëvizje është shumë e madhe sepse të rinjtë kanë një shqisë ekstra që mund ta ndjenjë që diçka është e drejtë dhe kur diçka është e padrejtë, ndaj janë bashkuar ‘Foltores’. A ka Bashistë në Forumin Rinor?  Mund të ketë, unë nuk njoh dhe ata janë të ftuar dhe të mirëkuptuar ti bashkohen kësaj lëvizje janë në kohë . Unë mendoj që deri më 11 dhjetor dhe kryetari Basha e ka mundësinë që të ndryshojë mendim dhe ti bashkohet kuvendit me dëshirën e tij por të presim se atë gjë nuk e kemi në dorë.