VIDEO/ ‘Oksigjen Ramës’, Basha kopjoi fjalët e sekretarit të FRPD dhe sulmon Berishën

Lulzim Basha i gjendur përballë braktisjeve të njëpasnjëshme nga deputetët e partisë, drejtuesit lokalë, por edhe strukturat e PD ka nisur një sulm kundër “Foltores” dhe nuk po lë metodë e mënyrë pa përdorur që të sulmojë këtë lëvizje politike që po u kthen shpresën shqiptarëve.

Gjatë një deklarate të mbrëmshme ai përsëriti fjalët e sekretarit të FRPD, Rigels Muçollari i cili duke folur në “Foltoren” e Berishës me rininë, pasi i kërkoi dorëheqjen Bashës nga drejtimi i PD i tha atij se po furnizonte me oksigjen Edi Ramën.

Ja çfarë thoshte në mesditë Muçollari:

Dua ti bëjë një thirrje edhe në emrin tuaj.

Zoti Basha, jepni fund marrëzisë, jep dorëheqjen një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë, Edi Ramës.

Pak orë më vonë kreu demokrat pas një takimi me deputetët e partisë doli e foli për mediat disa sekonda para selisë së PD dhe pothuajse persëriti të njëjtat fjalë të të riut demokrat, por u kishte venë siglen e sulmit ndaj Sali Berishës.

Ja çfarë tha në darkë Basha:

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ia këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës’.

Kjo tregon gjendjen në të cilën ndodhet Basha dhe këshilltarët e tij madiatike që po braktisen përditë masivisht edhe nga baza e partisë të cilët po i bashkohen foltores.