‘Një rosak i shëmtuar që u kthye në mjellë’ Hayek pas shumë vitesh publikon foto me vajzës e saj

Shumë herë vajza e aktores së njohur Salma Hayek ka qënë në qendër të lajmeve rozë duke e karakterizuar si e ‘shëmtuar’ nga bukuria e nënës.

Titujt ishin të tillë si ‘Nga trëndafili del një gjemb’ e shumë e shumë të tjerë që herë pas here aktorja është përpjekur ta mbronte.

 Vetë aktorja kishte rrëfyer në një intervistë se vogëlushja ishte kthyer shumë herë në shtëpi duke qarë pasi në shkollë e tallnin për lëkurën e errët.

Ylli 50-vjeçar, siç kishte deklaruar, gjithmonë e këshillonte të voglën “të jetë krenare për origjinën e saj meksikane dhe se bukuria fshihet gjithmonë brenda nesh”.

 Dhe ndërsa ofendimet dhe raportet negative u shumuan, Salma Hayek dhe François Pino u përpoqën ta mbanin vogëlushen larg komenteve helmuese të gazetarëve dhe rrjeteve sociale.

Madje një blogere kishte shkuar aq larg duke u shprehur:

"Valentina e vogël dhe e shëmtuar ka një pasuri të madhe për të trashëguar që me siguri do ta bëjë atë të bukur në sytë e të gjithëve".

Por pas shumë vitesh aktorja e njohur Salma Hayek ka postuar në foto me të bijën e saj Valentina, ku shihet se ajo tashmë është një zonjushë shumë e bukur dhe të gjithë mbeten gojëhapur nga ndryshimi i saj.

 “Vajza ime e dashur, ti je gjithçka për mua. Qoftë e bekuar dita kur erdhe në jetën time dhe e ndriçove atë. Gëzuar ditëlindjen, Valentina. Faleminderit që ekziston’.

Për ata që nuk e dinë, babai i Valentinës është François Pino një nga biznesmenët më të pasur në botë. 

Ai është mbreti i modës franceze. 

Perandoria e tij e madhe përfshin marka të tilla si Guçi, Yves Saint Laurent, Alexander McQueen, Boucheron, Brioni, Dodo, Bottega Veneta, Stella Mçartney, Christie's.