Bashën e braktis edhe një sekretar

Arben Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.

Kashahu ka dhënë dorëheqjen e parevokushme.

Ai ka njoftuar Bashën dy javë më parë, duke theksuar se nuk mund të bashkëpunonte më me të.

Kashahu e ka mbajtur për disa vite postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa tashmë është larguar përfundimisht duke braktisur Lulzim Bashën.

Ai zëvendësoi në këtë post, Gerti Bogdanin. /CNA