Zbardhet ekspertiza për vrasjen e biznesmenit, ja me sa plumba u qëllua Rruzhdi Hoxha

Zbardhet ekspertiza për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës. Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se nga këqyrja e trupit ne morg ka rezultuar se biznesmeni është qëlluar me dy plumba, një në qafë e një ne gjoks.

Rrethanat e vrasjes se tij janë ende te paqarta për shkak se nuk është siguruar ende dëshmia e të dyshuarit kryesor, Fredi Rrushit.

Ditën e sotme atij do ti komunikohet akuza e vrasjes me paramendim, ndersa të hënën 43 vjeçari Rrushi do merret ne pyetje nga oficerët e Krimeve te renda.