VIDEO/ Zjarr i fuqishëm në Berat, flakët rrezikojnë pyllin me pisha

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Mbreshtan të Beratit, ku vetëm një ditë më parë u luftua për shuarjen e flakëve.

Një ditë më parë u dogjën 2 hektarë me shkurre e ferra dhe rreth 40 pemë me ullinj. Zjarrëfikëset arritën ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërkohë që sot një tjetër vatër është shfaqur në zonë.

Flakët fillimisht u shfaqën në zonën me shkure  ferra më pas jo vetëm që përfshinë ferra e shkurre por përparuan me shpejtësi edhe drejt pyllit me pisha.

I favorizuar nga era, zjarri ditën e sotme është përhapur me shpejtësi .Zjarfikësit po mundohen ta vënë nën kontroll, ndërkohë që terreni i thyer është bërë pegesë për mbërritjen e automjetit, dhe shuarja e flakëve po bëhet me mjete rrethanore.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të hapur kullota.