Gazetarja e njohur habit me deklaratën: Kam 7 vite që nuk bëj s*ks...

Gazetarja italiane, Nausica della Valle habiti mbrëmjen e djeshme në Zonë e Lirë kur tha se prej shtatë vitesh nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me ndonjë partner.

Nausica della Valle gjithashtu pranoi se nuk është më lezbike prej më shumë se dy vitesh.

“I bëja pyetje vetes dhe pyetja përse kisha tërheqje nga i njëjti seks. Nuk kisha një raport të mirë me prindërit e mi, kështu që nuk kishte dialog dhe këto pyetje unë i bëja jashtë, tjetërkund.

Të gjithë më thonin se kisha lindur kështu, sepse dashuri nuk ka gjini dhe Zoti më kishte krijuar kështu”,- tha Valle.