Droga e sekuestruar në Korçë, ja sa kg u kapën. Kush është avokati i ndaluar nga policia. EMRI

Mbremjen e djeshme u bë e ditur se policia e Korçës kishte sekuestruar një sasi të madhe droge.

Ndërkohë detaje të reja janë bërë publike në lidhje me këtë aksion.

Mësohet se dy mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit. Sasia e drogës ende nuk dihet pasi vijon të peshohet por bëhet fjalë për më tepër se 100 kg.

Aksioni është kryer nga policia e Korçës, e cila ka ndjekur mjetet deri në Goricë dhe i kanë kapur në tokën shqiptare. Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve por mes tyre është avokati Joni Mosku. Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë me familjen në makinë.

Mësohet se Mosku së bashku me disa persona të tjerë, prej muajsh trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Përveç avokatit, Policia ka arrestuar dhe disa persona të tjerë, që kanë qënë pjesë e grupit.