E pazakontë/ Sherr me sende të forta mes dy 70-vjeçarësh në Vlorë, një i lënduar

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e së shtunës, ku dy të moshuar janë konfliktuar me njëri tjetrin në fshatin Vllahinë.

Sipas raportimeve, dyshohet se dy 70-vjeçarët janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.

Për pasojë bëhet e ditur se i lënduar, jashtë rrezikut për jetën njëri prej tyre ndërsa 70-vjeçari tjetër është shoqëruar në  Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve.