‘Shtyu drejt greminës gazetarët në Dajt’, SHÇBA nis hetimin për policin

SHÇBA ka reaguar në lidhje me incidentet që kanë ndodhur këtë të shtunë me disa gazetarë në Dajt.

Disa punonjës të policisë në zonën e Qafë Mollës, ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Rruzhdi Hoxha, kanë ushtruar dhunë duke i shtyrë drejt greminës gazetarët të cilët po mbulonin ngjarjen e rëndë.

SHÇBA bën me dije se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe sjelljes jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave.

Njoftimi i SHÇBA:

“Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës”.