'Jam personi më i bullizuar në Shqipëri', Tea Trifoni flet pa dorashka

Tea Trifoni mbetet nga ish-konkurrentet më të përfolura.

Së fundmi ajo është angazhuar edhe si prezantuese në “Goca dhe Gra” ku shpesh ka zbuluar detaje interesante nga jeta e saj.

Tea ka zbuluar se gjatë kohës sa ishte në program dhe ishte në mbi peshë është bullizuar shumë.

“Unë madje mendoj se jam një nga personat më të bullzuar në Shqipëri”, tha ish-konkurrentja.

“Ka kaluar në ekstrem, ka kaluar në kërcënime me jetë, në mallkime, gjëra tmerrrësisht të rënda”, tregoi ajo, duke shtuar edhe arsyen pse mendon se ndodh kjo.

“Ka një burim për këtë. Ata nuk më njohin. Shpesh herë nuk e vras mendjen dhe nuk e marr personale, por ka patur momente që presioni ishte shumë i madh”, thaTea duke shtuar se pasoja më e madhe për të ishte izolimi social.

Vinin 400 mesazhe për një orë, kam mbyllur rrjetet sociale, jam izoluar, ka patur raste kur s’kam dalë nga shtëpia”, tha ajo, duke sugjeruar që kushdo që përjeton të tilla përvoja, ta ndajë me njerëz të afërt, apo edhe me psikologun kur është e nevojshme.