Tenton t’i djegë banesën gruas 50-vjeçare, policia nis procedimin penal

Një 41-vjeçar raportohet se ka tentuar të djeg banesën e një gruaje 50-vjeçare në Pogradec.

Autori është J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas. Po në këtë fshat 41-vjeçari ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe.