'Ishte banakier' Beatrix Ramosaj rrëfen detaje të reja nga marrëdhënia me ish-partnerin

Beatrix Ramosaj aktualisht është një vajzë beqare, por kjo nuk e ka penguar që në shtëpinë e “Big Brother VIP” të flaës për ish-partnerin, të cilin thotë se e ka dashur shumë.

Ramosaj ka pranuar se është dashuruar vetëm një herë, pavarësisht se ka dalë më shumë djem.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se pas ndarjes, i duhet shumë kohë që të shërohet dhe ta marrë veten.

Mbrëmjen e djeshme, teksa po fliste me Granititn dhe me Donaldin, Beatrix tha se djali me të cilin ka qenë e lidhur për tre vite, ka marrë pjesë vetëm një natë në “Dancing ëith the Stars”, gjatë kohës që këngëtarja ishte pjesë e këtij spektakli.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Kur e kom pas atë lidhjen, ai djali ka ardh, ka kcy me mu në “Dancing with the Stars”.

Donaldi: Balerin?

Beatrix: Jo, historia që po ju tregoja.

Donaldi: Banakier?

Beatrix: Po. Kemi kërcy bashkë.

Donaldi: Ka qenë në show ai me ty?

Beatrix: Jo, ka qenë vetëm një kërcim që mund të merrshe familjarë.

Donaldi: A, s’e mbaj mend.

Beatrix: Na patën vlerësu maksimalisht më duket.

Graniti: Ç’ka ndodhi, a muj me të pyt?

Beatrix: Jam kon tri vjet me atë. Shumë intriga.