Donarumma te PSG, Tatarusanu nuk e ‘fsheh gëzimin’

Në një intervistë të dhënë për Tuttosport, portieri i Milan-it, Tatarusanu, ka folur për momentin e skuadrës, ambiciet e tija dhe ekipit: “Kam punuar gjithmonë në maksimum për të qenë gati kur skuadra do të kishte nevojë për mua. Kam shumë eksperiencë dhe nuk jam ndier kurrë një portier i dytë”, ka thënë Tatarusanu.

“Milan-i është një surprizë? Nuk mund të konsiderohemi më të tillë. Kemi treguar në fushë se e meritojmë pozicionin që kemi në renditje. Trajneri Pioli ka bërë një punë të madhe”.

Nuk ka munguar edhe një koment për Donnarumma-n, i larguar këtë verë nga Milan-i me kosto zero.

“Ai po bën mirë në Paris dhe ne po bëjmë mirë këtu: ka qenë vendimi më i mirë për të gjithë”.