VIDEO/ Ja vendi ku një vëlla u vra e tjetri u plagos në Elbasan

Ky është vendi ku një 26-vjeçar u vra e një 19-vjeçar u plagos. Ata janë vëllezër me njëri-tjetrin e janë konfliktuar me grup tjetër. 

Ngjarja e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Elbasan.

Sherri me thika ka ndodhur mes dy vëllezërve dhe një grupi të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur te fusha e vjetër e sportit.

Dyshohet se sherri ka qenë për një femër.