‘Shkrirja e FRPD’, Kulluri-Bashës: Lulzim, të rinjtë nuk janë interesaxhinj, por rrebelë dhe idealistë

Kandidati për kreun e PD Edvin Kulluri ka reaguar pas vendimit absurd të Bashës për të shkrirë strukturat aktuale dhe udhëzimin e tij për zgjedhje të reja në FRPD.

Në postimin e tij në Facebook, Kulluri i kujton Bashës se me partnerët bashkëpunohet dhe jo urdhërohet.

‘Nëse kishe dyshime se shumica e tyre do i bashkoheshin Kuvendit të 11 dhjetorit, tani është e sigurtë se do jenë aty!’, shkruan Kulluri. 

Postimi i plotë i Edvin Kullurit:

Lulzim, me partneret bashkepunohet! Ata nuk urdherohen! Ata as nuk zgjidhen me urdher nga jashte organizates se tyre!

Nese kishe dyshime se shumica e tyre do i bashkoheshin Kuvendit te 11 Dhjetorit, tani eshte e sigurte se do jene aty! Te rinjte nuk jane interesaxhinj te vegjel por rrebele dhe idealiste!