U fol për një romancë mes tyre, Bearti surprizon Jasminën

U përfolën për një lidhje dashurie pas publikimit të një fotografie ku shiheshin së bashku.

Jasmina Kadriu mohoi lidhjen me Beart Rexhepin gjatë një bisede me ndjekësit, por detaji i fundit na bëri sërish të dyshojmë se ka diçka më shumë se shoqëri mes tyre.

Jasmina ka festuar ditëlindjen ditë më parë dhe në festë nuk mungoi Bearti, ku të pranishëm nga programi ishin edhe Atdheu, Ana Lleshi dhe Fatjoni.

E dhuratat dhe befasitë duket se nuk po mungojnë edhe sot dy ditë pas ditëlindjes.

Jasmina ka publikuar një foto me një tufë me trëndafila të bardhë dhe dy të kuq dhe ka etiketuar Beartin duke zbuluar se ishte ai që ia dhuroi.

Kujtojmë se dyshja kishin lidhje me konkurrentë të tjerë, Jasmina me Andin dhe Bearti me Tean dhe janë nga personazhet më të përfolura të ‘’Për’puthen’’ dhe çfare po ndodh mes tyre mbetet të shihet.