Adeyemi: Ylli që Real Madridi dhe Atletico kanë në radarin e tyre

Karim Adeyemi është bërë një nga lojtarët më të lakmuar në Evropë pas paraqitjeve të tij me Red Bull Salzburg në Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon.

Disa fuqi evropiane si Barcelona, Chelsea dhe Liverpool , kanë ndjekur progresin e tij prej vitesh, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar është lidhur me një kalim te Bayern Munich një muaj më parë.

Megjithatë, raportohet se ka më shumë skuadra që do të ishin të interesuar për nënshkrimin e të riut, pasi gazetari i Sport1, Florian Plettenberg ka raportuar se agjenti i Adeyemi u takua me përfaqësuesit e Atletico Madrid dhe Real Madrid në kryeqytetin spanjoll.

Adeyemi , agjenti i të cilit pati një takim edhe me AC Milan , ka shënuar 10 gola në 12 ndeshje në Bundesligën austriake këtë sezon.

Nga 13 golat që ka shënuar në Ligën e Kampionëve dhe në ligën vendase, pesë e ndihmuan skuadrën e tij të hapte rezultatin.

Pasi i ofroi kohë për të luajtur me rezervat e tyre, Salzburgu e promovoi të riun në ekipin e parë, ku paraqitjet e tij sezonin e kaluar ishin të jashtëzakonshme.

Dalja e tij në skenë këtë vit ishte rezultat i një ndryshimi të lehtë në pozicionimin e tij në fushë, pasi ai ka lënë zonën qendrore për të rënë në krahë, veçanërisht në krahun e majtë, nga ku po krijon më shumë rrezik në përballë portës së kundërshtarëve se vitin e kaluar.

Një tjetër virtyt që duhet theksuar është përshpejtimi i tij pasi ai mund të vrapojë 30 metra në vetëm 3.78 sekonda, gjë që e ndihmon atë të shkëputet nga mbrojtësit.