Serbia kërcënon me luftë ballkanike? Tahiri: Shteti serb nuk ka ndryshuar, Rama po dëmton interesat kombëtare

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, në një intervistë me Skype për emisionin Edicioni i Pasdites në Syri Tv, foli për Open Balkan dhe faktin se Serbia mund të  kërcënojë me luftë në Bosnjë.

Tahiri thekson se shteti serb nuk ka ndryshuar, duke shtuar se Rama me mënyrën si po vepron, po dëmton interesat kombëatre shqiptare.

“Serbia ka rinisur projektin e vet nacionalist. Serbia homogjene në Ballkan është e dëmshme. Ballkani i Hapur po shihet si mbulesë, për ta nxjerrë Serbinë si pozitve, e nga ana tjetër punon për të krijuar Serbinë e Madhe, në dëm të kombeve të tjera në Ballkan, nuk është korrigjuar fare në raport me Serbinë e Millosheviçit. Të ndalet ndikimi rus në rajon. Vuçiç me ndihmën e Rusisë po përparon projektin nacionalist serb. BE, NATO dhe Amerika duhet ta ndalojnë Serbinë në projektet e saj të çmendura.

Kush është Serbia që vendos se a do ketë kufij me Shqipërinë dhe Kosovën. Rama është inferior ndaj Vuçiçit, Rama nuk ka as përvoja në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse nuk ka qenë protagonist në ndarjen e ish-Jugosllavisë, se ka qenë refugjat në Francë e nuk është marrë me këto punë, nuk njeh paradigmat që ekzistojnë në Ballkan, i mjafton Ballkani i Hapur si lojë për të fshehur dështimet që ka në qeverisje në Shqipëri. Rama nuk e njeh Serbinë. Rama po shkatërron interesat nacionale shqiptare”, u shpreh Edita Tahiri.