Ndeshja e parë pa Shaland, trajneri i ri publikon listën e Kosovës

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, ditën e sotme ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy përballjet që dardanët do të kenë në muajin nëntor.

Ndeshja kundër Jordanisë në miqësore, dhe sfida kundër Greqisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit.

Lista e publikuar nga trajneri slloven nuk është e ndryshme nga ajo e mëparshmja e Shalandit, pasi është ende herët për të folur për risi.