Zgjatja e vetingut, Xhafaj del kundër, PS i drejtohet Venecias, PD mungon

Maxhoranca do i drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me propozimin e bërë nga vetë ata për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.

Në mbledhjen e sotme të  Këshillit të Legjislacionit për ndryshimet kushtetuese, deputetët e maxhorancës votuan që t’i drejtohen për opinion ‘Venecias’ lidhur me propozimin e tyre.

I vetmi që abstenoi ishte deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit.

Sakaq deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë, ndërsa ish-deputetja Silva Caka është caktuar si eksperte e propozuar nga LSI.

Ndër të tjera kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla deklaroi se SHBA e BE do asistojnë procesin.