Zvicra publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

Kombëtarja e Zvicrës do të luajë dy ndeshje vendimtare këtë muaj.

Zvicra momentalisht ndodhet në pozitën e dytë në grupin C të kualifikimeve me 14 pikë, aq sa ka Italia në vendin e parë.

Italia do të jetë kundërshtari i radhës më 12 nëntor, para se të luajnë me Bullgarinë më 15 nëntor.

Këto dy duele janë përcaktuese për fatin e zviceranëve nëse mund të kualifikohet nga vendi i parë, apo do të mbesin në zonën e “Play Off-it”.

Trajneri, Muray Yakin, ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për këto dy takime.

Në listë bënë pjesë edhe Xherdan Shari e Andi Zeqir nga futbollistët shqiptarë, ndërsa mungon Granit Xhaka shkaku i lëndimit.