U sulmua seksualisht kur ishte adoleshente, zbulohet sekreti i errët i aktores legjendare Natalie Wood

Zbulimet tronditëse të motrës më të vogël të Natalie Wood në kujtimet e saj, të cilat do të publikohen javën e ardhshme - Sulmi seksual, sipas pretendimeve të saj, ka ndodhur kur aktorja ishte adoleshente.

 Për dekada, ka qenë një nga thashethemet më të errëta të Hollivudit.

 Legjenda e Hollivudut ,Natalie Wood u sulmua seksualisht kur ishte adoleshente, nga një aktor shumë i njohur më shumë se dyfishi i moshës së saj kur u takua me të në një hotel në Los Anxhelos.

Në një kujtim që del javën e ardhshme nga motra më e vogël e Woods, e cila identifikon sulmuesin e dyshuar prej kohëshi cili sipas saj është Kirk Douglas, babai i Michael Douglas.

"Mbaj mend që Natalie dukej veçanërisht e bukur kur mami dhe unë e zbritëm atë natë në hyrjen e Chateau Marmont," shkruan Lana Wood në "Motra e Vogël", duke pretenduar se incidenti ndodhi në verën e vitit 1955, rreth kohës kur Natalie Wood ishte në xhirimet e "The Searchers". 

Takimi ishte organizuar nga nëna e tyre, Maria Zakharenko, e cila mendoi se "mund të hapeshin shumë dyer për të, vetëm me një tundje të kokës së tij", sipas Lana Wood.

“Më dukej sikur kaloi shumë kohë para se Natalie të hynte përsëri në makinë dhe të më zgjonte kur mbylli derën me forcë”, shkruan ajo.

“Ajo dukej e tmerrshme. Ajo ishte shumë e çrregullt dhe shumë e mërzitur dhe ajo dhe mami filluan urgjentisht të pëshpërisnin me njëra-tjetrën. Nuk mund t'i dëgjoja me të vërtetë apo të kuptoja se çfarë po thoshin. Diçka e keqe me sa duket i kishte ndodhur motrës sime."

Sipas Lana Wood, Natalie Wood nuk diskutoi me të se çfarë ndodhi derisa kur Lana u rritur dhe Natalie, pasi përshkroi se si e dërguan në suitën e Douglas, i tha motrës së saj: "Dhe, uh... ai më lëndoi mua Lana".

“Isha e tmerruar, u hutova”, kujton thënien e saj Lana Wood. 

Lana, tani është 75 vjeç dhe rreth 8 vjeç kur ndodhi incidenti.

Ajo  kujton motrën e saj dhe nënën e tyre që ranë dakord se Natalies do t'i shkatërrohej karriera nëse do ta akuzonin atë publikisht.

Në librin e saj, ajo kujton se i kishte premtuar motrës së saj që të mos diskutonte për sulmin e saj nga Douglas, por thashethemet ishin aq të përhapura sa kur Kirk Douglas vdiq në vitin 2020, në moshën 103-vjeçare, emri i Natalie Wood u bë trend së bashku me të tijën në Twitter. 

Lana Wood beson se ka ndryshuar mjaft që nga biseda e saj me Natalie dhe ajo tani mund të tregojë të gjithë historinë.

“Pa asnjë rreth e rrotull për ta mbrojtur, jam e sigurt që ajo do të më falë që e kam thyer atë premtim”, shkroi ajo.

Djali i Douglas, aktori Michael Douglas, tha në një deklaratë të lëshuar përmes agjentit të tij: "U prefshin të dy në paqe".

Kirk Douglas, në fund të të 30-ave në kohën e sulmit të supozuar, ishte i njohur për filma të tillë si "Spartacus", "The Bad and the Beautiful" dhe "Gunfight at the OK Corral".

Ai gjithashtu ishte një nga aktorët e parë të mëdhenj që formoi kompaninë e tij të prodhimit dhe një aktivist i shquar liberal.

Douglas dhe gruaja e tij e dytë, Anne, dhuruan miliona dollarë përmes Fondacionit Douglas që ata bashkë-themeluan në vitin 1964 me një mision për të "ndihmuar ata që nuk do të ishin në gjendje të ndihmonin veten".

Douglas, i cili ishte hebre, mori një Medalje Presidenciale të Lirisë në 1981 dhe Legjionin e Nderit nga Franca në 1985.

Atij iu dha një Oscar nderi në vitin 1996, kur akademia e filmit e vlerësoi atë si "një forcë krijuese dhe morale".

Në vitet e tij të mëvonshme, Douglas - i cili lindi Issur Danielovitch dhe u rrit në një shtëpi fetare - u rilidh me rrënjët e tij hebreje dhe kishte një lidhje të fortë me Izraelin.

 Duke folur për Associated Press për Douglas në dhjetor 2016, më pak se një vit para se të fillonte lëvizja #MeToo, aktorja dhe kërcimtarja Neile Adams tha për mikun e saj: “Nuk mund të uleshe pranë tij pasi dora e tij gjithmonë do të zvarritej në këmbët e tua ”

Në kujtimet e tij "The Ragman's Son", botuar në 1988, Douglas shkruan shkurtimisht për Natalie Wood. 

Kirk Douglas e kujton kwshtu Natalie Woods.

 'Një vajzë e vogël e bukur e veshur me një xhaketë kamoshi doli jashtë dhe vrapoi drejt meje."Oh, zoti Douglas, a do të nënshkruani ju lutem xhaketën time?"  Gruaja që po ngiste makinën doli dhe e prezantoi. 'Kjo është vajza ime. Ajo gjithashtu luan në filma. Emri i saj është Natalie Wood. Ishte hera e parë që takova Natalinë. E pashë shumë herë më pas, para se të vdiste në atë aksident mizor.”

Filmi që bëri emrin e Natalie Wood në historinë e kinemasë ishte West Side Story, me regji të John Ford.

 Pas këtij filmi, ajo filloi të ngrihej në Hollywood. 

Edhe pse Natalie Wood fitoi famë dhe para në karrierën e saj, ajo nuk mundi të hiqte qafe ndikimin e nënës së saj për një kohë të gjatë edhe në jetën e saj private.

Ajo ra në dashuri me James Dean, me të cilin luajtën bashkë në filmin Rebel Without A Cause.

 Edhe pse ajo ishte shumë e dashuruar pas tij, nëna e tij e pengoi të martohej me Deanin. 

Wood u fol edhe më vonë për lidhjet e tij të dashurisë me të famshëm si Warren Beatty, Denis Hopper dhe Steve McQueen.

 Kur Natalie Wood kuptoi se ishte vërtet e dashuruar me ish-bashkëshortin e saj, Robert Wagner, ajo u martua me të për herë të dytë.

Natalie Wood ka qenë në rendin e ditës prej kohësh jo vetëm me jetën, por edhe me vdekjen e saj. 

Më 28 nëntor 1981, ajo po lundronte në një jaht me bashkëshortin e saj Robert Wagner dhe Christopher Walken. 

Në orën 8 të mëngjesit të 29 nëntorit, autoritetet e tërhoqën trupin e pajetë të Wood nga uji një milje larg plazhit. 

Raporti i autopsisë zbuloi se ai kishte mavijosje në trup dhe krahë dhe një gërvishtje në faqen e majtë, por nuk kishte të dhëna se si dhe kur kanë ndodhur lëndimet.

Wagner pranoi se kishte një debat me Wood para se të zhdukej. 

Prokurori i Përgjithshëm i Qarkut të Los Anxhelosit, Thomas Noguchi vendosi në atë kohë se shkaku i vdekjes ishte mbytja aksidentale dhe hipotermia.

 Sipas Noguchi, Wood kishte qenë e pirë dhe mund të ketë rrëshqitur.

 Dy dëshmitarë, të cilët ishin në një varkë aty pranë, thanë se dëgjuan një grua duke bërtitur për ndihmë gjatë gjithë natës. 

Motra e tij, Lana, shkruan se Wood nuk dinte të notonte dhe kishte pasur frikë nga ujin gjatë gjithë jetës së saj.

 Natalie Wood dhe ish bashkëshorti i saj Robert Wagner

Natalie Wood në Academy Awards në Los Angeles më 27 mars 1957