Botërori i Boksit në Beograd/ Alban Beqiri zhvillon duelin me rusin, ky është rezultati i gjysmëfinales

Alban Beqiri nuk ia del t’i sigurojë finalen për Shqipërinë në Kampionatit Botëror të Boksit që po zhvillohet në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Boksieri pukjan është ndalur në gjysmëfinale të eventit, përballë rivalit rus Vadim Musaev, me këtë të fundit që triumfoi me pikë për peshën 71 kg, duke përfituar nga dëmtimet që kishte pësuar boksieri kuqezi në takimet e mëparshme.

Gjithsesi, medalja e bronzit, e fituar nga Beqiri, konsiderohet sukses i jashtëzakonshëm për boksin shqiptar.

Në këtë rrugëtim, boksieri i Tiranës triumfoi përballë katër kundërshtarëve në raundet e para, teksa u ndal vetëm përballë rusit Musaev.