Vjoldi Danaj: Sipërmarrjet shqiptare janë shumë më pak konkurruese se të vendeve të rajonit

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, i ftuar në emisionin Task Force në Syri TV të moderatores Sonila Meço, foli për Open Balkan.

Danaj thekson se sipërmarrjet shqiptare janë shumë më pak konkurruese se të vendeve të rajonit.

“Sipërmarrjet shqiptare janë shumë pak konkurruese me ato në rajon. Kjo sepse ekonomia e vendeve të rajonit është më e fortë se e jona.

Lënda e parë nuk gjendet këtu në shumë herë dhe merret për shembull në Serbi. Legjislacionet tona nuk janë akoma të unifikuara, që në shtetin serb nuk njihet ai kod doganor, duhet sistem unik”, u shpreh Danaj.