Dështimi në Premier League dhe rilindja me Ajax: Sebastien Haller në 'qiellin e shtatë'

Në mesin e katër skuadrave që kanë siguruar kalimin në fazën eliminatore të Champions League është edhe Ajaxi i Erik ten Hag, pas fitores 3-1 ndaj Borussia Dortmund mbrëmjen e djeshme në transfetë.

Skuadra holandeze në fazën e grupeve u shfaq në nivel mjaft të lartë, sidomos në aspektin ofensiv: 14 gola të shënuar në 4 ndeshjet e para, vetëm Bayern Munich (17) dhe Manchester City (15) kanë bërë më mirë deri më tani.

Merita e madhe është mbi të gjitha e Sebastian Haller, autor i 7 golave në katër ndeshje: sulmuesi francez, po jeton rininë e dytë me skuadrën nga Amsterdami, pas provojës së keqe në Premier League me West Ham.

Nga West Ham tek rikthim në Holandë: kështu Haller rilind

Pas 51 golave ​​të shënuar në 98 ndeshje me Utrechtin dhe 33 golave ​​të shënuar në 77 ndeshje me Eintracht Frankfurt , Haller kalon  në verën e 2019 tek West Ham, e cila paguan 45 milionë kartonin ne tij.

Francezi bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e “Hammers”, por nuk arrin të përmbushë pritshmëritë e klubit anglez: pas një fillimi të mirë, Haller zhgënjen me paraqitjet e tij dhe nuk arrin të lërë gjurmë në Premier League.

Sezoni i parë mbyllet me 7 gola në 33 ndeshje, i dyti përfundon në janar të këtij viti, pas 7 golave ​​në 19 ndeshje. Në fakt, në fillim të vitit francezi kaloi te Ajax për 22 milionë euro, duke u bërë edhe blerja më e shtrenjtë në Eredivisie. Me skuadrën holandeze, Haller rikthehet të shkëlqejë dhe të shënojë : 25 gola të shënuar në 36 ndeshje,  duke përfshirë rekordin e arritur dje kundër Borussia Dortmund.

Haller, debutimi i ëndrrave në Champions League: shifra rekord

Më 15 shtator, Haller bëri debutimin në Ligën e Kampionëve duke dalë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen Ajax-Sporting: francezi është i papërmbajtshëm dhe i dhuron fitoren, falë një pokeri të paharrueshëm. Një histori e pabesueshme ajo e Hallerit, të cilit iu desh të shtynte debutimin në Europë sepse nuk ishte përfshirë në listën e UEFA-s nga Ajax, pasi blerja e tij u arrit në janar.

Nuk mbaron këtu, sepse sulmuesi nga Bregu i Fildisht ka arritur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm: me golin e shënuar dje ndaj Borussia Dortmund, Haller ka shënuar 7 gola në grupet e Champions League, duke barazuar Samuel Eto'o-s në sezonin 2010/11.

Edhe më mirë se Weah ( 6 gola në 1994/95) dhe “përbindësha” të tjerë si Drogba, Salah, Aboubakar, Doumbia dhe Marega, të cilët ndaluan në 5 gola. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për të përmirësuar këtë rekord.