Sërish shifra të larta/ 6.808 të infektuar dhe 42 viktima nga Covid-19 në Greqi

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6.808 persona të infektuar në Greqi.

Gjithashtu nuk e kanë fituar betejën me virusin 42 qytetarë, duke e rritur numrin e viktimave në 16 151 në total.

Ndërkohë ndodhen të shtruar 441 pacientë, gjendja e së cilëve sipas mjekëve është e rënduar.