Katër vite horror/ Minorenia u përdhunua nga xhaxhai i babait

Zbardhen detaje tronditëse nga abuzimi seksual i 16 vjeçares në Libohovë të Gjirokastrës. Përdhunuesi është xhaxhai i të atit të vajzës.

Kjo e fundit mësohet se i treguar nënës së saj mbi abuzimin seksual, që sipas saj ka nisur që në moshën 12 vjeçe.

Familja e të miturës ka bërë denoncimin në polici një ditë më parë dhe më pas uniformat blu kanë prangosur shtetasin Kabul Hunda, 53 vjeç.

"Shtetasi me iniciale K. H dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe. Ajo ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme", njoftoi policia.

Si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje. Abuzuesi më parë kishte jetuar në Greqi, ndërsa gruaja i kishte vdekur. 53-vjeçari është baba i një vajze të rritur, mbi 20 vjeç.

16-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët kanë menduar menjëherë se vajza mund të ishte prekur nga leuçemia, më pas kanë diskutuar për një abort spontan.