Eduard Kuçi në një lidhje dashurie?! Ja detaji që ngriti dyshime

Para disa ditësh, Eduard Kuçi ka lajmëruar në rrjetin e tij social në Instagram Live se ai dhe Ada janë përjashtuar nga emisioni i ndjekur “Për’puthen”.

Kjo vjen për arsye se ata të dy kanë shkelur rregullat e programit dhe në rrjetet sociale qarkullon një video ku Edi dhe Ada, e cila është me kapuç për të mos u njohur, kanë qenë duke darkuar bashkë në një restorant.

Por a janë ata të dy në një lidhje jashtë programit? Më herët, Edi ka folur për marrëdhënien me Adën, në një intervistë për “Prive”.

I pyetur nëse me të janë thjesht shokë apo më shumë Edi tha shkurt: “Shokë”, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se mes tyre ka diçka më tepër.

Së fundmi, Edi i ka habitur të gjithë me një foto të publikuar së fundmi në InstaStory ku shihet në shoqërinë e një vajze.

Të përqafuar dhe shumë afër me njëri-tjetrin, ky imazh po sjell mjaft dyshime se ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka nisur një lidhje të re.

Se çfarë fshihet pas këtij postimi nuk dihet akoma qartësisht, mirëpo mbetet për t’u parë si qëndron e vërteta.