Mashtroi dëgjuesit me skemë piramidale, prezantuesi radiofonik dënohet me tre burgime të përjetshme

Një prezantues radiofonik në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dënuar me 3 burgime të përjetshme pasi iu zbulua skema e tij piramidale, nëpërmjet të cilës u kishte marrë dëgjuesve të tij miliona dollarë.

Ëilliam Neil “Doc” Gallagher u dënua pasi dhjetëra të moshuar dëshmuan kundër tij në seancën gjyqësore që zgjati 3 orë. Secili prej dëshmitarëve kishte humbur 50 000-600 000 dollarë, të “investuara” në “Gallagher Financial Group”. Disa prej tyre thanë se kishin shitur shtëpitë ose kishin marrë borxh te fëmijët.

80-vjeçari Gallagher reklamonte në radio të krishterë dhe promovonte biznesin e tij me libra mbi Jezusin dhe emisione radiofonike. Nga klientët e tij ai ka vjedhur përgjatë një dekade dhe ka grumbulluar rreth 32 milionë dollarë.