Kumbulla mund të ndryshojë klub, por jo kampionat në merkaton e janarit

Me ardhjen e Jose Mourinhos në pankinën e Romës, Marash Kumbulla pa t’i zvogëloheshin hapësirat në formacion, duke përfunduar në shumicën e ndeshjeve në stol.

Duke parë situatën, Kumbulla po mendon tashmë largimin nga kryeqyteti italian në merkaton e janarit.

Për qendërmbrojtësin shqiptar, tashmë është një klub i Serisë A gati për ta përfituar nga situata. Kjo është Udinese e cila shpreson të gjejë një marrëveshje mbi bazën e huazimit. Për të raportuar lajmin është TuttoUdinese .