‘Mesazhi i qartë për Shkupin’, Athina zyrtare: Nuk ka hyrje në BE pa...

Pas mesazhit të djeshëm të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias se marrëveshjet duhen respektuar pavarësisht nga qeveritë, sot në Parlamentin grek foli ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Militiadis Varvatsiotis.

Mesazhi është i qartë – Shkupi të mos e kthejë retorikën nacionaliste, përndryshe Greqia do të bëhet pengesë për hyrjen e Maqedonisë në BE.

“Më duhet të pranoj sa vijon: jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Kthimi i retorikës nacionaliste nga fqinjët tanë do të na çojë në thelb të ripërcaktojmë pozicionin tonë kombëtar në mbështetje të procesit të zgjerimit. Sepse një nga parakushtet e forta të vendosura në kornizën negociuese është zbatimi konsekuent dhe korrekt i të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së Prespës”, tha Varvatsiotis.

Politikanët grekë e quajnë stuhi politike situatën në Maqedoni dhe për ta është e pasigurt se si do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar nga Dimitrov dhe Kotzias, nëse do të ketë një qeveri të re të udhëhequr nga OBRM-PDUKM.

Mickoski sot sërish preciz, do ta ndryshojë realitetin e Marrëveshjes së Prespës kur të vijë në pushtet.