E rëndë në QSUT/ Humb jetën fëmija 3 vjeç e gjysmë nga Berati

Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë nga Berati ka humbur jetën këtë të mërkurë në pediatrinë e QSUT.

Fillimisht është dyshuar se fëmija ishte infektuar me COVID, por nga testi dhe analizat e kryera ka rezultuar negativ.

I mituri është shtruar të hënën në reanimacionin e Pediatrisë në QSUT, ku është futur menjëherë në intubim, pasi ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se i mituri dyshohet se vuante nga sëmundja e fëmijës dhe ishte dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar ditën e shtunë.