VIDEO/ Babica e Vlorës pa ujë, fshati irritohet me Kryeministrin: Ujë nuk sjellin, na fusin dhe në burg!

Rreth 10 mijë banorë të fshatit Babicë të Vlorës prej vitesh nuk kanë ujë të pijshëm. Sipas banorëve nga ujësjellësi aktual i fshatit vjen vetëm dy orë në ditë uji në çezmat e banesave të tyre. megjithatë, edhe uji që shkon në banesa është i ndotur dhe nuk përdoret për konsum familjar.

Nga ana tjetër banorët akuzojnë bashkinë dhe qeverinë se u kanë premtuar për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, por deri më tani nuk është bërë asgjë. Ata tregojnë se jetesa është bërë shumë e vështirë, ndërsa blerja e ujit të pijshëm është kosto e dyfishtë për familjet e fshatit.

Nga SYRI TV.