Kërkoi 12 mijë euro për një ekstradim, avokati Shehu kërkon lirimin kundrejt garancisë pasurore

Avokati Lavdosh Shehu ka këkruar në gjykatë heqjen e masës së sigurisë "arrest në burg" kundrejt garancisë pasurore.

Ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Shehu kishte kërkuar 12 mije euro nga familja e Fatos Hysenit në mënyrë që të bënte të mundur sjelljen e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin në vendin tonë.

Hyseni është i dënuar në Itali dhe ndodhet i burgosur në vendin fqinj.

Që ne 2020 avokati i kishte marrë familjes se Hysenit 5 mije euro dhe te tjerat do t'i merrte kur të përfundonte puna.

Nëna e Hysenit fillimisht ka kërkuar që çështjen ta ndiqte emisioni Stop në TV Klan dhe me pasi i është drejtuar SPAK me kallëzim.