FOTO dhe vargje të veçanta, urimi i babait të Ergi Dinit për bashkëshorten

Dashamir Dini , babai i këngëtarit Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht pak muaj më parë, pas një aksidenti me motor, ka zgjedhur të urojë bashkëshorten e tij  me rastin e 8 Marsit,  përmes disa vargjesh emocionuese dhe një fotografie tepër të veçantë.

Dashamiri ka ndarë një foto në të cilën shfaqet bashkëshortja e tij, së bashku me të birin e ndjerë, ndërsa e shoqëron me këto vargje:

FEMER

Ti je dhe ajr
je dhe magji
je aq reale
sa ç'je përrallë,
je fluturim
je dashuri
je vetëm engjëll
dhe aspak djall.

Në fytyrën Tënde
ndrijnë njëmij diej
çdo natë lindin
njëmij ëndrra,
në shpirtin Tënd
ka njëmij qiej
ka dashuri
për njëmij zemra.

Në trupin Tënd
njëmije tërmete
dhe nj?mij ngjyra
flejnë me Ty,
ke kaltersi
sa njëmij dete,
ke nj?mij shira 
lot,n? sy...

Ti nuk je luks
as thjeshtë një emër
je njëmij jetë
je njëmij fjalë,
Ti je e shenjtë 
sa njëmij engjëj
je aq reale
sa ç'je përrallë.

/Syri.net/