Biden kritikon liderët e Kinës dhe Rusisë që po mungojnë në Samitin e klimës

Presidenti amerikan Joe Biden ka kritikuar liderët e Kinës dhe Rusisë për mospjesëmarrjen në samitin e klimës COP26.

Në një fjalim të martën mbrëma, Biden tha se klima ishte "një çështje gjigante" dhe Kina "iku tutjea" - duke shtuar  "e njëjta gjë edhe me Rusinë dhe Putinin".

As Presidenti rus Vladimir Putin dhe as Presidenti kinez Xi Jinping nuk janë në samitin që po mbahet në Glasgow.

Të dyja vendet megjithatë kanë dërguar delegacione në bisedimet, të cilat do të zgjasin dy javë, deri më 14 nëntor.

Kina është emituesi më i madh në botë i dioksidit të karbonit, i ndjekur nga SHBA.

Rusia është vendi i pestë më i madh, pas BE-së dhe Indisë.

Më shumë se 120 liderë morën pjesë në konferencën që po zhvillohet në qytetin më të madh të Skocisë.

Vendet kanë njoftuar tashmë lidhjen e marrëveshjeve të mëdha,  përfshirë një zotim global për të ulur nivelet e metanit deri në vitin 2030, si dhe për t'i dhënë fund dhe anuluar shpyllëzimin deri në të njëjtin vit.

Si Kina ashtu edhe Rusia janë nënshkruese të premtimit për të anuluar shpyllëzimin.

Para fjalimit të Biden, Putin praktikisht iu drejtua një takimi mbi menaxhimin e pyjeve në samitin COP26 të martën, duke thënë se Rusia mori "masat më të forta dhe më të fuqishme për të ruajtur" pyjet, sipas një njoftimi për shtyp të Kremlinit.